Shqiptari vret ish-gruan në Gjermani

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Gjermani.
Një shqiptar dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij.

Marketing

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën, në fshatin Markdorf të Baden Wurttenberg të Gjermanisë.

47 vjeçarit theksohet se kishte shkuar në vendin e punës tanimë të së ndjerës, ku edhe theksohen të ketë kryer veprën.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane theksohet se burri kishte qenë i dehur kur e kishte qëlluar 44 vjeçaren.

Shqiptari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Kjo është theksuar edhe nga Policia e Gjermanisë në Ravensburg, si dhe prokurorisë së Konstanzës. Organet e rendit po ashtu kanë bërë të ditur se është duke u punuar për të zbardhur krimin.

Sipas tyre, dyshohet se ngjarja ishte parë edhe nga ana e dëshmitarëve, por se ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.

Policia ka ftuar të gjithë ata që kanë informacione në lidhje me këtë ngjarje, që të japin ndihmën e tyre lidhur me rastin. Gruaja theksohet të ketë vdekur në vendin e ngjarjes.