Shtëpi bari me vlerë gjysmë milioni paund, dënohen me burg shqiptarët në Angli (EMRAT)

Një shtëpi bari në Angli që kishte brenda bimë që kushtonin më shumë se gjysmë milioni paund është zbuluar nga autoritetet britanike.

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar për aktivitetin që ushtronin në Bodmin’s Fore Street.

Marketing

Engjell Osmanaj, 29 vjeç, Anjelos Selamaj, 22 vjeç dhe Alban Topi, 29 vjeç, të gjithë u paraqitën në Gjykatën e Truro Crown për dënim pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Të rinjtë u kapën në flagrancë në janar të këtij viti dhe tentuan të arratiseshin.

Sipas policisë, brenda banesës mund të prodhohej kanabis në një shkallë industriale. Mësohet se, vlera e kanabisit të gjetur aty arrinte deri në 730 mijë raund.

Sakaq, gjykata vendosi që Osmanaj të burgosej për 40 muaj, Selamaj 20 muaj dhe Topi 16 muaj.