Shteti që do t’i dënojë me 7,200 euro ata që refuzojnë të marrin vaksinën

E përditshmja “Die Presse” ka siguruar draftin e projektligjit për vaksinimin e detyrueshëm në Austri. Ligji do të zbatohet nga 1 shkurti 2022 dhe parashikon gjoba deri në 7200 euro për ata që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit.

Marketing

Zyra e Kancelarit zhvilloi një tryezë e rrumbullakët lidhur me këtë temë. Drafti që do të zbatohet mund të sjellë ende ndryshime dhe do të jetë gati më 6 dhjetor, përcjell lajmi.net..

Sipas draftit fillestar, vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet në çdo rast për të gjithë ata që banojnë në Austri dhe janë mbi moshën 12-vjeçare.

Sipas dokumentit, do të ketë përjashtime për personat që kanë probleme shëndetësore që paraqesin rrezik për jetën në rast të vaksinimit.

Gratë shtatzëna do të përjashtohen pjesërisht