Shtirej si zjarrfikës vullnetar, por iu vinte flakën tokave, pranga 43-vjeçarit në Greqi

Një 43-vjeçar u arrestua të premten nga policia greke në Kryoneri, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Marketing

Sipas mediave greke, ai shtirej se merrte pjesë në aksionet për shuarjen e flakëve, vullnetarisht.

Ai bënte sikur ndihmonte në fikjen e flakëve, por, pas tij, gjendeshin papritur vatra të reja.

43-vjeçari akuzohet se ka vendosur me qëllim zjarrin në një pyll, që u përhap më pas në një dendësi më të madhe, duke shkrumbuar mijëra hektarë tokë. Policia e zbuloi këtë skemë mashtruse dhe e prangosi.