Shtyhet gjykimi “Parcelat në Vodno”, Mijallkov dhe avokatët pozitivë me “Covid-19”

Shtyhet gjykimi për rastin “Parcelat në Vodno”, pasi ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov ka rezultuar pozitiv në Covid-19.

Marketing

Mijalkov është në izolim për 10 ditë, i cili mund të vazhdohet nëse ka simptoma të virusit.

Vendimi për izolim nga Inspektorati Sanitar Shtetëror është dhënë më 10 janar. Pozitivë me virusin janë edhe avokatët Petar Vasilevski, Goce Ristevski dhe Gordana Naceva.

Kjo ishte seanca e parë e paraparë që nga lirimi i Mijallkovit para vitit të ri, gjegjësisht ku i është hequr paraburgimi me garanci prej 11 milionë eurosh.

Me një shumë të tillë para Krishtlindjeve është liruar edhe biznesmeni Orce Kamçev i cili sot u paraqit në gjyq.

Të dy po gjykohen për rastin “Parcelat në Vodno”. Gjyqtari Ilija Trpkov e caktoi seancën e radhës për 24 janar.