Si ndodhi sherri te shkolla “1 Maji”, kandidatja e PD-së jep detaje: Dy burra ngacmuan, dhunuan dhe përgjakën vëzhguesin e PD

Kandidatja për deputete e PD, Oriola Pamapuri ka treguar detaje nga momenti kur ndodhi sherri në qendrën e numërimit të votave në shkollën “1 Maji”.

Pampuri thotë se para 40 minutash kishin ndërprerë procesin e numërimit, pasi kishte prezencë të madhe të qytetarëve në qendër, dhe më pas kur kishin hyrë dy persona kishin qenë brenda në sallë.

Kur i është kërkuar të dalin jashtë, ata kanë sulmuar vëzhguesit e PD-së, babë e bir.

Marketing

Pampuri: Para 40 minutash ndërpremë procesin e numërimit për shkak të pjesëmarrjes së lartë të numrit të personave në sallë. Kur rinisëm procesin me rregulla të reja, te dera u paraqitën persona nga PS, PD dhe LSI te dera e shkollës me një listë se kush do lejoheshin të futeshin brenda. Ndërkohë që brenda ishin dy persona. Kur i pyetëm vëzhguesit e KQZ se kush ishin ata nuk kishin dijeni.

Ata ngacmuan, dhunuan dhe përgjakën vëzhguesin e PD sëbashku me djalin e tij. Ishin dy persona që i ngacmuan vëzhguesit tanë dhe i dhunuan.