Situata aktuale politike dhe eurointegrimet ishin tema e takimit mes kryeparlamentarit Xhaferit dhe presidentin e Austrisë Belen

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Presidentin e Republikës së Austrisë, Dr. Aleksander van der Belen, i cili në shoqërim të ministres austriake të Drejtësisë, dhe biznes delegacionit 23-anëtarësh, qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Kryetari Xhaferi, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar foli për marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira bilaterale, për bashkëpunimin intensiv në planin parlamentar dhe tregtinë tradicionalisht të fuqishme që e pozicionon Austrinë si investitor të parë në vend. Ai e njoftoi mysafirin e lartë me gjendjen aktuale politike, sidomos në planin eurointegrues, me aktivitetet e ardhshme në procesin e skriningut dhe fazën e radhës të aderimit në BE, me sfidat që qëndrojnë para shtetit në planin e brendshëm në raport me procesin e ndryshimeve kushtetuese, si edhe në planin e jashtëm-politik, si vend anëtar në NATO dhe aspirues në BE.

“Kryetari Xhaferi i theksoi kryesimin me OSBE-në dhe dimensionin parlamentar të PBEJL-it si aktivitete ndërkombëtare kryesore të shtetit, që do të kontribuojnë në përforcimin e vendit të saj në politikën e jashtme si partner i besueshëm dhe vend, prioritetet shtetërore të së cilës janë bashkëpunimi rajonal dhe siguria, solidariteti i lartë me popullin ukrainas, ndjekja e politikave të sigurisë të BE-së dhe përmbajtja ndaj politikave të BE-së dhe NATO-s në drejtim të luftës në Ukrainë. E përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik ndërmjet dy shteteve, si edhe bashkëpunimin dinamik ndërmjet dy parlamenteve, përmes grupeve të bashkëpunimit, komisioneve dhe projekteve tjera parlamentare. Shprehu pritje për mbështetje të mëtejshme nga Austria mike në planin multilateral dhe bilateral”, qëndron në komunikatë.

Presidenti, Dr. Aleksander van der Belen, falënderoi për mundësinë për takim dhe drejtimin para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e theksoi opinionin e lartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut për kryesimin me OSBE-në për çka shprehu mirënjohje që e njëjta zhvillohet në këto kohëra jashtëzakonisht të vështira kur OSBE-ja është pa Rusinë, a lufta është tërbuar në truallin evropian. E përsëriti mbështetjen e mëtejme të fuqishme të Austrisë në rrugën eurointegruese të vendeve të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi se Austria ka qëndrim të fortë për vendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, që është merituar moti.

Pikërisht për këtë, Austria konsideron dhe u sugjeron partnerëve të vet në BE se nuk guxon të lejohet që sfida të caktuara aktuale të sigurisë të marrin prioritetin e zgjerimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shteteve tjera – aspiruese nga ky rajon.

Në raport me bashkëpunimin ekonomik, Dr. van der Belen, i mësuar nga historia e marrëdhënieve tradicionalisht pozitive dhe produktive të Austrisë me vendet e rajonit të Ballkanit, potencoi se Austria kurrë nuk ka qenë e interesuar për profit të shpejtë, por për investime afatgjate që mundësojnë vlera të përhershme dhe vendin më të lartë ndërmjet investitorëve tjerë.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, si pjesë e rëndësishme dhe vokale e bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral, për aktivitetet e mëtejme të grupeve të miqësisë dhe bashkëpunimit dhe shfrytëzimin e të gjitha përparësive të diplomacisë parlamentare si vegël për ndërtimin e lidhjeve të forta në planin bilateral dhe multilateral.

Marketing