Policëve të Maqedonisë do t’u rritet paga në muajin mars

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme qeveritar vendosi që policëve t’u rritet vlera bruto e pagës prej 3.086 denarëve.

Marketing

Kjo rritje e pagave vjen me qëllim të harmonizimit të pagës me pagën minimale që nga muaji mars është mbi 20 mijë denarë.

“Me vendimin e sotëm në mbledhjen e 140 të Qeverisë, dritë të gjelbër mori propozimi i MPB-së për rritje lineare të pagave ekzistuese në vlerë prej 3.086 denarëve për punëtorë në vlerën bruto, duke nisur nga paga e muajit mars 2023 që do të paguhet në prill”, tha ministri Spasovski.

Kujtojmë se vjet punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kishin 5% rritje të pagave

Marketing