Skena dhune në futbollin spanjoll, përdoren shufra hekuri

Tifozët e Real Betisit e kanë goditur me shufër hekuri lojtarin e Sevillës, Joan Jordan, në ndeshjen e vlefshme për “Kupën e Mbretit”.
Për këtë arsye, gjyqtari ka marrë vendim që ndeshja të pezullohet pa ndonjë orarë të caktuar.
Lojtarët e Betisit fillimisht dolën nga dhomat e zhveshjes në fushë, por më pas gjyqtari zyrtarisht dha lajmin se ndeshja do të pezullohet, njofton Klankosova.tv.
Deri në momentin që loja ishte duke u zhvilluar rezultati ishte i barabartë, 1-1.


Marketing