Skuadra e njohur e Premierligës Angleze e shkarkon trajnerin

Crystal Palace ka konfirmuar se Patrick Vieira është shkarkuar nga posti i trajnerit të ekipit të parë të klubit.

Marketing

Vendimi vjen pas një ecurie të dobët në 2023 ngase Crystal nuk kanë arritur të fitojnë asnjë nga 12 ndeshjet e tyre që nga fillimi i vitit të ri.

“Përfundimisht, rezultatet në muajt e fundit na kanë vendosur në një pozicion të pasigurt në ligë dhe ne ndjemë se një ndryshim është i nevojshëm për të na dhënë shansin më të mirë për të ruajtur statusin e Premier League. Patrick ka dhënë gjithçka për klubin dhe ne të gjithë e falënderojmë atë dhe ekipin e tij për shërbimin e tij” thuhet në njoftimin e Palace.

Vieira edicionin e kaluar e udhëhoqi skuadrën drejt gjysëmfinales të FA Cup dhe e rënditi Crystal Palace në pozitën e 12 në Premierligë.