Sllovakia miraton masën e izolimit për personat e pavaksinuar anti-COVID

Një masë izolimi për personat që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit është vendosur të hyjë në fuqi në Sllovaki, pasi vendi po bën përpjekje për të siguruar ndihmën e nevojshme për spitalet e mbingarkuara.

Marketing

“Kjo do të jetë një masë izolimi për të pavaksinuarit dhe hyn në fuqi me qellimin për t’i mbrojtur ata “, tha kryeministri Eduard Heger.

Ata që kanë bërë vaksinën do të përjashtohen nga kufizimet, si dhe ata që e kanë kaluar koronavirusin dhe janë shëruar prej tij të paktën 180 ditë më parë. Rregullat e reja hyjnë në fuqi të hënën.

Spitalet e Sllovakisë kanë disa ditë që bëjnë thirrje për ndihmë. Të gjitha procedurat e kujdesit jo akut tashmë janë vonuar.

Duke filluar nga e hëna, personat që nuk janë as të vaksinuar dhe as të shëruar do të ndalohen të marrin pjesë në eventet e mëdha, restorantet, hotelet dhe qendrat tregtare. Aksesi në dyqanet që shesin ushqime dhe sende të tjera thelbësore nuk do të ndalohet.

Nëse është e mundur për të punuar nga shtëpia, të pavaksinuarit mund të shkojnë në punë, vetëm nëse kanë kryer testin e COVID-19. Javën e kaluar, vendi miratoi një ligj që lejon punëdhënësit të ndalin pagën e punonjësit nëse ata nuk mund të provojnë se janë vaksinuar, shëruar apo kanë rezultuar negativ pas testit.