Stuhia e fortë në ShBA merr përpara makina dhe kamionë, vdesin disa persona

Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një stuhi e fuqishme ere ka marrë para makinat duke shkaktuar vdekjen e 6 personave.

Marketing

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Interstate 55 në jug të Illinois , ku si pasojë e stuhisë janë përplasur shumë makina duke shkaktuar dhjetëra të plagosur dhe 6 viktima.

Sipas shefit të policisë së shtetit të Illinois, Ryan Starick ka theksuar se më shumë se 30 persona, nga mosha 2 deri në 80 vjeç, u trajtuan për lëndime që varionin nga të vogla deri në ato të rrezikshme për jetën.

“Shkaku i përplasjes është për shkak të erërave të forta që fryjnë në zonë dhe shpërthejnë pluhur nga fermat përgjatë autostradës, duke krijuar nje situate kaotike ku nuk mund te shihej asgjë,” tha Starick.

Në aksident u përfshinë rreth 40 deri në 60 makina pasagjerësh dhe disa kamionë,kjo ngjarje ndodhi pak pas orës 11 të mëngjesit.