Dashuria për futbollin nuk njeh moshën dhe gjininë

Skuadra e Interit këtë fundjavë mori një fitore të rëndësishme në Serie A. “Zikaltërit” fituan 3:1 ndaj Lacios, kështu duke u futur në “Top 4” në ligën italiane.

Marketing

Se futbolli është një ndër sportet më të popullarizuara në botë është dëshmuar çdo herë. Së fundmi një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Itali. Gjatë ndeshjes Inter – Lacio, kamera ka fokusuar një të moshuar teksa gëzonte suksesin e ekipit të saj të zemrës.

Ajo video tregoi edhe njëherë që dashuria për këtë sport e veçanërisht për ekipin e preferuar nuk njeh moshën e as gjininë.