Superkupa e Spanjës: Bilbao mposht Atleticon për të arritur në finale

Atletic Bilbao ka arritur të mposhtë Atletico Madrid për t’u kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës.

Marketing

Bilbao kanë arritur që të rikthehen nga disavantazhi për të fituar dhe kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës, aty ku do të takohet me Real Madridin.

Teksa pjesa e parë u mbyll pa gola, në pjesën e dytë Atletico dolën të parët në epërsi falë një autogoli të portierit Unai Simon në minutën e 62-të.

Mbrojtësi Yeray Alvarez barazoi shifrat në minutën e 77-të, teksa katër minuta më vonë mesfushori Nico Williams i kaloi në epërsi Bilbaon në minutën e 81-të.

Bilbao kështu arrin në finale të Superkupës dhe të dielën do të takohet me Real Madridin.