Tag: Ursula von der Leyen

  • Tarifat e Trump, Von der Leyen: BE-ja do të përgjigjet kundër tarifave të SHBA-së!

    Tarifat e Trump, Von der Leyen: BE-ja do të përgjigjet kundër tarifave të SHBA-së!

    Teksa presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur tarifa ndaj importit të çelikut dhe aluminit, ka ardhur edhe reagimi i bllokut evropian.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i është përgjigjur tarifave të SHBA-së, e shpallur brenda natës, duke thënë se blloku do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale”.

    Duke i cilësuar si të këqija për biznesit e aq më tepër për konsumatorët, von der Leyen deklaroi se ndihet e keqardhur për vendimin e Trump ndaj eksporteve evropiane, por shtoi se ato nuk do të mbeten pa përgjigje.

    ‘Më vjen shumë keq për vendimin e SHBA për të vendosur tarifa ndaj eksporteve evropiane të çelikut dhe aluminit. Tarifat janë taksa të këqija për biznesin, më keq për konsumatorët. Tarifat e pajustifikuara ndaj BE-së nuk do të mbeten pa përgjigje, ato do të shkaktojnë kundërmasa të forta dhe proporcionale.

    BE-ja do të veprojë për të mbrojtur interesat e saj ekonomike. Ne do të mbrojmë punëtorët, bizneset dhe konsumatorët tanë’, theksoi ajo.

  • Von der Leyen: Do të emëroj një komisioner të posaçëm për vendet e Ballkanit Perëndimor

    Von der Leyen: Do të emëroj një komisioner të posaçëm për vendet e Ballkanit Perëndimor

    Shumë shpejt do të emërohet një komisioner i dedikuar për zgjerimin e Bashkimit Europian. Kështu tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në fjalën e saj, në Forumin Strategjik të Bledit, Slloveni.

    Von der Leyen theksoi se do të jenë reformat që do të ndërmarrin vendet e Ballkanit Perëndimor ato që do të përcaktojnë edhe kohën e integrimit në BE.

    “Udhëheqja aktuale ruse që jeton të shkuarën e refuzon të pranojë këtë realitet të thjeshtë sa herë ka progres drejt pajtimit e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, Kremlini përpiqet të trazojë ujërat e konflikteve të vjetra. Rusia është vazhdimisht në punë për të mbjellë përçarje brenda Ballkanit Perëndimor dhe midis BP dhe pjesës tjetër të Europës”, u shpreh Von der Leyen.

    “Ata duan integrim dhe kjo është ajo çfarë duhet të japim atyre”, shtoi Presidentja e KE-së.

    “Lufta e shkallës së plotë të Rusisë në Ukrainë është një pikë kthese për Europën, si ajo në 1989-ën, edhe pse jetojmë në një botë ndryshe. Jemi të detyruar të rikonceptojmë objektivat dhe politikat tona. Nëse duam të bëjmë Europën ekonomikisht konkurruese dhe të aftë të mbrojë veten, dhe nëse ky është objektivi ynë kryesor, atëherë e shoh integrimin e BP në BE si thelbësisht të rëndësishëm”, theksoi ndër të tjera Vod der Leyen.

  • Plagosja e kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Veprime të tilla minojnë demokracinë

    Plagosja e kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Veprime të tilla minojnë demokracinë

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale Von der Leyen shkruan se aktet të tilla nuk kanë vend në shoqërinë europiane, duke shtuar se të tilla veprime minojnë demokracinë.

    Ursula von der Leyen on X: “I strongly condemn the vile attack on Prime Minister Robert Fico. Such acts of violence have no place in our society and undermine democracy, our most precious common good. My thoughts are with PM Fico and his family.” / X (twitter.com)

    Kush është Robert Fico

    Robert Fico është drejtues i partisë komuniste “Drejtimi – Social Demokracia Sllovake” . Ai u dallua për retorikën e tij pro-ruse dhe antiperëndimore.

    Karriera e tij politike filloi në vitet 1990 dhe që atëherë ai ka patur  poste të ndryshme të rëndësishme, duke përfshirë atë të Kryeministrit të Sllovakisë në tre mandate të ndryshme: 2006-2010, 2012-2018 dhe përsëri nga viti 2023 e deri më sot.

    Fico është i njohur për qëndrimet e tij populiste. Megjithatë, mandati i tij nuk ka qenë pa polemika, duke përfshirë akuzat për korrupsion dhe përfshirje në kriza politike, siç është kriza e shkaktuar nga vrasja e gazetarit Ján Kuciak, e cila çoi në dorëheqjen e qeverisë së tij në 2018.

    Me retorikën e tij të së djathtës ekstreme, Fico arriti të rifitonte besimin e elektoratit, duke u rikthyer në postin e kryeministrit

  • Von der Leyen: Nëse Putini ndal bombardimet, mund të ketë negociata paqeje

    Von der Leyen: Nëse Putini ndal bombardimet, mund të ketë negociata paqeje

    “Nëse Putini ndal bombardimet, mund të ketë negociata për paqe ditën tjetër, por procesi i paqes duhet të udhëhiqet nga ukrainasit. Është e drejta e tyre ta bëjnë këtë”.

    Kështu u shpreh kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm Antonio Tajani dhe të rinjtë e FI-së në Fondacionin De Gasperi.

    “Pas Luftës së Dytë Botërore ne ndërtuam një rend paqeje, bazuar në sovranitetin legjitim të vendeve anëtare dhe të drejtën ndërkombëtare. Rusia po e sfidon të gjithë këtë”, nënvizoi ajo.

  • Ursula von der Leyen mbërriti në Shkup

    Ursula von der Leyen mbërriti në Shkup

    Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila sapo ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

    “Mirë se erdhët në Shkup për Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nga ku nis turneun e saj nëpër Ballkanin Perëndimor.

    Vizita është një sinjal pozitiv për perspektivën evropiane të rajonit dhe në një moment kyç për procesin tonë të integrimit evropian.

    Kemi pyetje të rëndësishme për të ngritur në lidhje me reformat dhe angazhimet përpara përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe përpara publikimit të Raportit Vjetor të Progresit 2023.

    Në takimin e nesërm pres një diskutim të dobishëm dhe të frytshëm të fokusuar në hapat dhe planet e ardhshme për përparim të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, thuhet në postimin në profilin e zëvendëskryeministrit Mariçiq në Facebook.

    Kryetarja e Komisionit Evropian sot do të takohet me presidentin e Republikës, Stevo Pendarovski, ndërsa nesër kryeministri Dimitar Kovaçevski do ta presë atë me një ceremoni solemne në pllajën para Qeverisë, pas së cilës do të ketë takim dypalësh të të dyve. do të vijojë delegacionet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

    Nga Shkupi, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, fillon turneun e saj katërditor nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe para se të vazhdojë për në Prishtinë së bashku me kryeministrin Kovacevski, zëvendëskryeministren për çështje evropiane Maricic dhe ambasadoren evropiane. Geer, ajo do të vizitojë kapacitetin industrial “Janviki DOO” për përpunimin e perimeve dhe frutave, përfituesja më e madhe e programit IPARD në vend.

  • Samiti i Procesit të Berlinit, Leyen: Qasje Ballkanit në tregun e BE-së

    Samiti i Procesit të Berlinit, Leyen: Qasje Ballkanit në tregun e BE-së

    Procesi i zgjerimit sjell me vete edhe benefite ekonomike për vendet kandidate në procesin negociues për anëtarësim. Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tregoi qëllimin e Unionit për t’i dhënë qasje Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian.

    “Është një samit shumë i veçantë ky që kemi sot. Është i dhjeti Samit i Procesit, por për herë të parë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Besoj se përcjell një mesazh të fuqishëm, se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Një nga temat kryesore do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye kam prezantuar planin e rritjes. Duam që t’u japim qasje në tregun e përbashkët evropian. Për këtë, na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnetin të reformohen, do të marrin financim nga Bashkimi Evropian. Është një stimul për ata që vërtet duan të ecin përpara. Dyert tona janë të hapura, kështu që le të punojmë për këtë të çuar para këtë plan rritjeje.”, – deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

  • Von Der Leyen: Ukraina e ka mbështetjen tonë të pakushtëzuar

    Von Der Leyen: Ukraina e ka mbështetjen tonë të pakushtëzuar

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha përpara një samiti BE-Ukrainë që zhvillohet javën e ardhshme, se Kievi e ka mbështetjen e pakushtëzuar të Bashimit Evropian.

    “Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës pa asnjë nëse dhe por”, tha von der Leyen në një fjalim më 28 janar në Duseldorf të Gjermanisë.

    Von der Leyen dhe kolegët e të Bashkimit Evropian planifikojnë një samit BE-Ukrainë më 3 shkurt.

    Dje, Këshilli i Bashkimit Evropian vazhdoi edhe për gjashtë muaj sanksionet për sektorë të caktuar të ekonomisë ruse, deri më 31 korrik.

    Sanksionet përfshijnë kufizime në tregti, financa, teknologji, industri, transport dhe mallra luksoze; ndalimin e importit ose transportit nga deti të naftës bruto dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në Bashkimin Evropian; anulimin e rrjetit të transaksioneve SWIFT për disa banka ruse; si dhe pezullimin e transmetimeve të përmbajtjeve të caktuara nga Rusia.

    Që nga 24 shkurti, BE-ja ka miratuar një varg pakosh të ashpra sanksionesh, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës./rel

  • Samiti/ Von der Leyen: 1 mld euro mbështetje për energjinë 

    Samiti/ Von der Leyen: 1 mld euro mbështetje për energjinë 

    Presidentja e Këshillit të Evropës Ursula von der Leyen ka mbajtur fjalën e saj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

    Teksa vlerësoi mikpritjen shqiptare, Von der Leyen u shpreh se KE ka një pakete prej 1 miliardë euro mbështetje për energjinë për Ballkanin që është e ndarë në dy pjesë.

    Një temë madhore është që ne dëshirojmë të përballemi me sfidat që vijnë jo vetëm nga kjo luftë që ka nisur Rusia në Ukrainë por edhe  një nga pasojat e saj që ka të bëjë me sektorin e energjisë. Për ne është e rëndësishme që së bashku me miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor ne përballemi me këtë sfidë së bashku, në mënyrë të tillë, ku ne reflektojmë gjithçka që do bëjmë ne në BE, reflektohet edhe këtu në Ballkanin Perëndimor. Për shembull fakti që familjet dhe bizneset këtu do të kalojnë po aq vështirë sa do të kalojmë edhe ne për ne është e rëndësishme që të japim zgjidhje të njëjta, prandaj kjo paketë prej 1 miliard Euro për mbështetje për sektorin e energjisë është e ndarë në 2 pjesë. 500 mln Euro mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore, e cila jep mundësinë në mënyrë që në formë të shënjestruar t’i jepet ndihmë familjeve në nevojë si dhe bizneseve në nevojë. Ndërsa gjysma e dytë, 500 mln të tjera euro janë mbështetje për infrastrukturën në mënyrë që të bëhet e pamundura që të bëhen investime për energjinë e së ardhmes sepse energjia e së ardhmes është energjia e rinovueshme, është më pak e kushtueshme, më e gjelbër për planetin dhe prodhohet këtu në vendet tona. Jep dhe vende të reja pune dhe krijon pavarësinë nga varësia që ka qenë e mëparshme. Ne dje gjithashtu miratuam 6 projekte të ndyrshme që shkojnë nga fermat fotovolkaike, fermat e energjisë me erë dhe rehabilitimi i hidrocentraleve”, tha Presidentja e KE./

  • Moti i keq nuk lejon avionin e Von der Leyen të ngrihet nga aeroporti i Beogradit

    Moti i keq nuk lejon avionin e Von der Leyen të ngrihet nga aeroporti i Beogradit

    Presidentja e KE, Ursula von der Leyen nuk do të munde ttë vijojë në Malin e Zi turin e takimeve të saj në Ballkanin Perëndimor, sikurse ishte parashikuar.

    Pas vizitës në Kosovë, Shqipëri, Bosnje Hercegovinë dhe Serbi, Von der Leyen ka spostuar vizitë e saj në Malin e Zi për shkak të kushteve atmosferike, që nuk kanë lejuar ngritjen e avionit të saj nga aeroporti i Beogradit.

    “Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, për fat të keq do të duhet të shtyhet për një datë tjetër, sepse për shkak të kushteve atmosferike, avioni i delegacionit nuk mund të ngrihet nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të jetë organizuar në një datë të re që do të bihet dakord reciprokisht”, thuhet në deklaratën e BE.

    Vetë Presidentja e KE, ka njoftuar përmes një tuiteri se vizita do të ketë një moment të dytë.

    “Mezi pres që së shpejti të vizitoj sërish vendin tuaj të bukur”, shkroi Von der Leyen

  • Von der Leyen u bën thirrje për bashkim liderëve të Bosnje e Hercegovinës

    Von der Leyen u bën thirrje për bashkim liderëve të Bosnje e Hercegovinës

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u kërkoi këtë të premte udhëheqësve në Bosnje e Hercegovinë që të punojnë së bashku për ta sjellë vendin më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Bosnja aplikoi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian në vitin 2016, por liderët e saj nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të nisur reformat që u përcaktuan si të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së.

    Von der Leyen u kërkoi udhëheqësve të Presidencës trepalëshe të mblidhen për ta kthyer Bosnjën, një vend ku gati tre të katërtat e popullsisë mbështesin anëtarësimin në BE, “në një vend të ëndrrave të të rinjve”.

    “Dera e Bashkimit Evropian është e hapur, ju lutem shfrytëzoni rastin dhe shfrytëzojeni këtë ftesë, dhe kjo varet nga ju tani,” u tha ajo politikanëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile gjatë një vizite në Sarajevë, pjesë e një turneu në vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Komisioni Evropian këtë muaj rekomandoi që Bosnjës t’i jepej statusi i kandidatit me kushtin që ajo të përforcojë demokracinë dhe të ndërmarrë hapa të tjerë të nevojshëm.

    Gjatë vitit të kaluar, vendi ballkanikpërjetoi krizën më të rëndë politike që nga fundi i luftës në vitet 1990, mes politikave separatiste të liderit të tij serb Millorad Dodik dhe grindjeve midis boshnjakëve dhe kroatëve për rregullat zgjedhore.

    Këshilli i Ministrave të BE-së do të votojë mbi statusin e kandidaturës në dhjetor edhe pse analistët dyshojnë se deri atëherë Bosnja do të jetë në gjendje të kryejë reformat e nevojshme, veçanërisht pasi qeveritë e reja nuk janë formuar ende pas zgjedhjeve të 2 tetorit.

    Von der Leyen tha se Bosnja do të merrte 70 milionë euro nga paketa 500 milionë euroshe e BE-së si ndihmë për krizën energjetike dhe mbështetje të menjëhershme për familjet dhe bizneset në nevojë.

    Ajo inaguroi një tunel në një autostradë të ndërtuar me fondet e BE-së, 542 milionë euro të dhëna në formën e granteve.