Taravari fyen rëndë Ali Ahmetin (VIDEO

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherësh kandidat për kryetar i Gostivarit nga radhët e VMRO-së, Aleancës dhe Alternativës, Arben Taravari sot gjatë një konference për shtyp ka fyer rëndë kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti duke thënë se ai ka probleme shëndetësore dhe që së shpejti do të duhet të dal në pension, shkuan tokasot.com

Marketing

“Mendoj se Ali Ahmeti ka probleme reale shëndetësore dhe unë i uroj që së shpejti të ketë pension të këndshëm, shpresoj për një muaj-dy muaj ai do të shkoj atje ku duhet,” ka deklaruar Taravari.

Taravari krahas funksioneve që ka në politikë është dhe mjek dhe të paktën siç ai deklaron, një herë në javë vesh mantelin e bardh, kurse deklarata që ai sot ka bërë duke dhënë prognozë mjekësore në një konferencë për shtyp të partisë së tij politike, nuk i shkon për nder.

Burimi: tokasot.com