Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Kamëz të Shqipërisë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, raportohet se një person ka humbur jetën.
Sipas Top Channel, viktima ishte paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, megjithatë nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.
Ndërkohë që një person është i dyshuar nga autoritetet.
Burimi: botasot.info / Aktuale.mk
