‘Tërbohet’ banori i Batincës! Me BMW then një pikë pagese dhe godit një veturë policie

Policia ka arrestuar një 30 vjeçar të fshatit Batincë të Shkupit, i cili me veturën e tij të tipit BMW ka thyer rampën e pikës pagesore në magjistralen Kumanovë-Shkup, ndërsa më pas ka goditur veturën e policisë.

Marketing

“Sot (03.01.2022),nënpunës policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar personin me inicialet B.S. 30 vjeçar nga Batinca e Shkupit. Paraprakisht, rreht orës 01:00 në magjistralen Shkup- Kumnanovë
ai me veturëne tipit BMW me targa të shkupit ka thyer rampën e pikës pagesore Romanovc, ndërsa në hyrje të Shkupit ka goditur veturën e policisë”- thonë nga policia.
Personi është dërguar në stacionin policorë dhe pas dokumentacionit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës, shtojnë nga MPB.