Tetova 7 ditë pa ujë, Kasami i gënjeu qytetarët se është zgjidhur problemi

Tetova dhe qytetarët saj për të shtatën ditë me radhë janë pa ujë, pa gjënë më kryesore për mbijetesë. Qytetarët e Tetovës nuk kanë ujë për pije, e as për higjienë personale në këtë kohë pandemie.

Marketing

 

Dështimet e kësaj administrate komunale e kanë shndërruar Tetovën si një qytet mesjetar, ku çdo tetovar kryefjalë të ditës e ka mungesën e ujit.

Udhëheqësia e Komunës se Tetovës ka dështuar të veprojë në mënyrë efektive dhe në kohë të duhur për të sanuar një defekt që po i lë tetovarët pa ujë.

Edhe pse kryetari i komunës dy javë më parë deklaroi se problemi është zgjidhur, Tetova tashmë një javë mbetet pa ujë.