Tetovë, nga makina në lëvizje plagos bashkëfshatarin e tij

Q.E. (56) nga fshati Saraqino i Tetovës është plagosur me plumb në gjurin e djathtë pasi dje drejt tij me pistoletë ka shtënë bashkëfshatari i tij P.P. (33), informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Marketing

Sipas denoncimit në polici incidenti i armatosur ka ndodhur dje rreth orës 7:30 me ç’rast P.P. derisa ka lëvizur me “Golf” me targa tetovare nga pistoleta ka shtënë dy plumba drejt Q.E., i cili ka ecur në këmbë në afërsi të shtëpisë së tij. Madje njëri nga plumbat e ka goditur Q.E. në gjurin e djathtë, me ç’rast P.P. me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes.

I lënduari Q.E. me automjet të ndihmës urgjente mjekësore është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës dhe është mbajtur në mjekim të mëtejshëm. Pas autorizimit të prokurorit publik ekspertizë në vendin e ngjarje ka kryer ekip i SPB Tetovë. Në vendin e ngjarjes është gjetur gëzhojë të kalibrit 7,65 milimetra që është dërguar për ekspertizë.

Policia po ndërmerr masa për gjetje të P.P. dhe për ndriçim të plotë të rastit, tha Josifovski.