Thaçi dhe Haradinaj bashkohen – për iftar

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sonte ka shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Ky iftar duket se ka shërbyer edhe për ‘bashkimin’ e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi pasi edhe ky i fundit është i pranishëm në iftarin e shtruar nga shefi i Qeverisë.

Marketing

Të pranishëm janë edhe shumica e ministrave të Qeverisë.

“Cilësitë më të mira njerëzore që vijnë në shprehje gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit, le të na shërbejnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët, fuqizimin e shtetit tonë dhe ruajtjen e vlerës sonë të rrallë dhe të dëshmuar të tolerancës ndërfetare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Shefi i Qeverisë u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit.