Thirrje nga xhamitë për t’u bashkuar në marshin “Liria ka emër” (VIDEO)

Në hytben e xhumasë nëpër xhamitë e vendit u bë thirrje për pjesëmarrje në marshin e së dielës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në Hagë.

Marketing

Kjo u tha se po bëhet ngase Bashkësia Islame beson në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së, njofton Klan Kosova.

“Në shenjë respekti e vlerësimi për sakrificën më sublime të UÇK-së dhe për hir të të gjithë atyre dëshmorëve që dhanë jetën për liri”, u shpreh imami, Avdyl Rrahmani gjatë fjalimit.

E pjesë e ngjarjes së 2 prillit nuk e përjashton mundësinë që të jetë edhe vetë hoxha i kësaj xhamie të kryeqytetit.

Iniciativa e BIK-ut u pëlqeu atyre që iu drejtuan faltores për namaz, e të cilët u zotuan se do të ju dalin në përkrahje ish-ushtarëve.

Marketing