Tottenham kontakton Sarrin

8:59 | 20 Prill 2021

Marketing

Tottenham ka kontaktuar agjentin e Maurizio Sarrit, Fali Ramadani, pasi shkarkuan Jose Mourinhon.

Sarri ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por “Zonja e Vjetër” mund t’ia ndërpres kontratën duke paguar 2.5 milionë euro në prill, përcjellë lajmi.net.

Tottenham shkarkoi Mourinhon dje, duke lënë në krye Ryan Mason si trajner i përkohshëm.

Sipas Football Italia, Spurs ka kontaktuar Sarrin duke i ofruar punën e kryetrajnerit.

Sarri gjithashtu kërkohet nga një numër i madh i klubeve në Seria A, përfshirë Roman, që shihet si destinacioni favorit nëse vendos të mbetet në Seria A./Lajmi.net/