Tri dridhje të tokës brenda 13 minutave në Greqi

Një tërmet rreth 5 shkallë të rihterit ka goditur qytetin e Florinës, në Greqi të Veriut.

Marketing

Organizata e Pavarur Shkencore, EMSC ka raportuar se në këtë rajon janë ndjerë tri dridhje të tokës brenda 13 minutave.

E tërmet sonte pati edhe në vendet e afërta me Greqinë.

Dridhje të tokës u dëgjuan edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Tërmeti dridhjen më të fuqishme raportohet ta ketë pasur pas Greqisë në Maqedoninë e Veriut.

E nga Kosova tashmë janë publikuar edhe disa video-incizime të momentit kur edhe pati dridhje të tokës.

Ndryshe Kosova ka disa rajone të cilat njihen si më të rrezikuara në rast tërmeti e që janë, zonat Ferizaj, Viti dhe Gjilan.