Trump mirëpret vendimin e Bidenit për tërheqjen e ushtarëve nga Afganistani

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se e sheh si “të shkëlqyer dhe pozitiv” vendimin e administratës së presidentit Joe Biden për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani, por që ushtarët duhet të tërhiqen më herët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump dha një deklaratë me shkrim lidhur me procesin e tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Afganistani duke njoftuar se e sheh si shumë pozitiv hapin e administratës së Bidenit.

“Dalja nga Afganistani është një punë e shkëlqyeshme dhe pozitive. Unë tërheqjen e kisha planifikuar më 1 maj. Këtë proces duhet të realizojmë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë datë”, tha në deklaratën e tij Trump duke theksuar se dita e 11 shtatorit kur është caktuar procesi i tërheqjes është një ditë e keqe zie për historinë e SHBA-së dhe ajo duhet të mbetet e tillë.

Marketing

Ish-presidenti Trump në këmbim të kushteve të caktuara sipas një marrëveshjeje që bëri në shkurt të vitit 2020 me talebanët, kishte premtuar tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani deri më 1 maj 2021.

Presidenti Biden i cili mori detyrën më 20 janar 2021 ka deklaruar se kalendari i tërheqjes së rreth 2.500 ushtarëve amerikanë do të fillojë më 1 maj dhe do të përfundojë deri më 11 shtator 2021.

Demokratët në Kongresin Amerikan në përgjithësi ofrojnë mbështetje për planin e Bidenit për tërheqjen e ushtarëve ndërsa një pjesë e madhe e Republikanëve mbrojnë idenë se “SHBA-ja ka lënë në boshllëk Afganistanin” dhe se “atje do të shumohen sërish elementët terroristë”.



. .