Trump paralajmëron sulme ndaj anijeve iraniane: Shkatërrojini

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ka urdhëruar Marinën e SHBA-së, të sulmojnë dhe shkatërrojnë çdo anije iraniane që pengon anijet amerikane në det të hapur.

Marketing

Edhe pse Trump nuk përmendi ndonjë ngjarje specifike si dhe nuk paraqiti detaje të tjera në postimin e tij, urdhri vjen një javë pasi një video e marinës së SHBA-së, tregoi disa anije iraniane me mjete luftarake, që u afroheshin, ndërsa ato lundronin në Gjirin Persik, afër Kuvajtit.

Marina tha se 11 anije të Korpusit të Gardës Islamike të Iranit (IRGC) bënë “qasje të rrezikshme dhe ngacmuese” drejt anijeve amerikan, të cilat ishin në ujëra ndërkombëtare duke kryer ushtrime.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u rritën në janar pasi Shtetet e Bashkuara vranë komandantin e Forcës Quds, Qasem Soleimani, në një sulm me dron në Irak.