Tubacioni i gazit shpërthen në Rusi, shkakton zjarr masiv

Një tubacion gazi ka shpërthyer jashtë Shën Petersburgut në Rusi, duke shkaktuar një zjarr të madh që mund të shihej larg kilometrave të tëra.

Marketing

Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, shpërthimi u shkaktua nga një problem i shfaqur ne tubacion dhe askush nuk u lëndua.

Presioni në linjë që atëherë është ulur dhe termocentrali aty pranë është kaluar në naftë për të siguruar furnizim të pandërprerë me ngrohje, shkroi guvernatori i rajonit Alexander Drozdenko në Telegram.

Kjo ngjarje vjen pasi të paktën nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë në një shpërthim gazi në ishullin lindor të Rusisë Sakhalin, më herët sot.