“Tuneli i arratisjes” kryelajm në rajon – ”vlojnë” rrjetet sociale

Skena filmi. Policia kishte zbuluar një tunel arratisjeje në Burgun e Idrizovës. Për tunelin është punuar 4 deri 5 muaj, kurse në të ka pasur trarë mbështetës me ndriçim të mirë. E kanë bërë të burgosurit me burg të përjetshëm, njofton KlanM.

Marketing

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve thotë se për këtë ngjarje kanë pasur informacione dy muaj më herët.

Ky lajm ka bërë bujë në rajon dhe është shndërruar në top-lajm të mediave të Ballkanit dhe jo vetëm.

Por, u ka dhënë edhe hapësirë, gojëtarëve të sprovuar nëpër rrjetet sociale që ta tregojnë potencialin e tyre ironic. Thjesht, sic njofton KlanM, rrjetet sociale “vlojnë” me komente nga më të ndryshmet;

Qytetarët bëjnë shaka se të burgosurit kanë nis ndërtimin e metrosë së Shkupit, por fshehurazi që të mos merret vesh nga Arsovska.

“Ata që kanë gërmuar tunelin në Idrizovë të angazhohen për autostradën Shkup – Ohër” – është njëri ndër komentet më të klikuara në rrjetet sociale.

“Sikur të gërmonim një tunel për në Gjermani?” – pyet një tjetër shfrytëzues nëpër rrjetet sociale.

“Këto nuk janë të burgosur, këta janë heronj, duhet të shpërblehen, kanë gërmuar tunelin më të gjatë që nga pavarësimi I vendit” – shkruan një tjetër.

“Klint Istvudi në filmin më të ri “Arratisja nga Idrizova” – thuhet në një koment tjetër në rrjetet sociale.

Prokuroria, sic percjell KlanM, do të ketë shumë punë për të zbuluar implikimin e mundshëm dhe korrupsionin tek zyrtarët e burgut, por edhe të shqyrtohet siguria e burgut më të madh në vend, ku shpeshherë po ndodhin skandale korruptive.

Marketing