Turqia nis “hakmarrjen” për sulmin e 13 nëntorit në Stamboll (VIDEO)

Turqia ka nisur ‘hakmarrjen” për sulmin me bombë që ndodhi të dielën e kaluar në Stamboll ku mbetën të vdekur gjashtë persona dhe janë plagosur mbi 80 të tjerë.

Marketing

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes turke.

Aeroplanët luftarakë bombarduan disa caqe të Partisë Punëtore Kurde, në veri të Sirisë dhe Irakut.

Turqia po i konsideron përgjegjës PKK-në për sulmin e së dielës së kaluar.

“Ka ardhur koha e llogarisë”, ka shkruar Ministrja e Mbrojtjes së Turqisë.

Kjo ministri ka publikuar edhe pamje nga momenti i goditjes së disa caqeve.