Twitter vjen me lajmin e shumëpritur, tash e tutje do të lejojë editimin e postimeve

Pas shumë lutjeve nga përdoruesit për një veçori të editimit, Twitter më në fund ka vendosur që ta testojë editimin e postimeve.

Marketing

Përmes një njoftimi të publikuar ditën e enjte, kompania ka bërë të ditur se disa përdorues mund të shohin poste të modifikuara në llogarinë e tyre sepse tashmë ka nisur testimi i editimit.

Më tej, kompania ka bërë të ditur se tweet-et e redaktuara janë duke u testuar nga brenda dhe se opsioni i ri do të jetë funksional fillimisht për abonentët e shërbimit me pagesë Twitter Blue më vonë gjatë këtij muajit.

Edhe pse shumë njerëz prej vitesh kanë bërë thirrje në Twitter për të shtuar një buton editimi – që ofrohet nga Facebook dhe Instagram, shumë të tjerë kanë ngritur shqetësime me implikimet e mundshme të një veçorie të tillë.

Marketing