U deklarua i zhdukur nga babai, gjendet i mbytur në një rezervuar 26-vjeçari

Një trup i pajetë është gjetur sot në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Paraprakisht dyshohet se kufoma i përket Martin Çeços, 26-vjeçarit të denoncuar të zhdukur nga familjarët.

Marketing

Kujtojmë se policia informoi të mërkurën, se shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, ka deklaruar në polici se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi Martin Çeço, 26 vjeç.