U ndal nga policia për një kontroll rutinor, pensionisti pranoi se për 70 vite voziti pa patentë shoferë

Policia britanike ka regjistruar një rast të pazakontë, pasi që ka ndalur një pensionist që u konstatua se kishte vozitur veturën për 70 vite pa patentë shoferë dhe sigurim.

Marketing

Shoferi i paidentifikuar rreth të 80-ve kishte vozitur kundërligjshëm veturën për më shumë se 70 vite, e kësaj “aventure” i erdhi fundi të premten mbrëma, kur një patrullë e policisë e ndali në Nottingham derisa po voziste një Mini One të kaltër.

Policëve u tha se ka lindur në vitin 1938 dhe ka pranuar se vozit veturën pa dokumente.

Është interesant sesi deri më tani asnjëherë nuk e kishin ndalur.

Ky pensionist gjatë jetës së tij tha se kurrë nuk ka pasur patentë shoferë dhe se mjetin e ngiste pa sigurim.