Ditë zie kjo e sotmja për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë, babain. Ka qenë vetë ministrja që ka bërë të ditur lajmin e hidhur, teksa publikon dhe foton prekëse; dorën e saj teksa mban dorën e të atit.
“U prehsh në paqe Ba!”, shkruan ministrja, ndërsa të shumta kanë qenë edhe ngushëllimet. Mësohet se, i ati i Manastirliut vuante prej kohësh nga një sëmundje.