UEFA fillon “hakmarrjen” për Superkupën e Evropës, hap procedurë për tri klube

Për rreth dy ditë, 12 klube të mëdha evropiane kishin nënshkruar një marrëveshje për themelimin e Superligës së Evropës.

Marketing

UEFA dhe tifozët reaguan ashpër dhe kjo ide mori fund brenda pak orësh.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus nuk u tërhoqën edhe pse klubet tjera njoftuan se nuk do ta vazhdojnë këtë projekt.

Kështu, UEFA ka filluar procedurë disiplinore ndaj tri skuadrave që nuk u tërhoqën, njëherit edhe ideatorëve të Superligës.

Shtëpia evropiane e futbollit është duke hetuar rastin dhe do të marr një vendim përfundimtar për tri skuadrat.