Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Evropës, Villarreal – Man United

Villarreal dhe Manchester United sonte (e mërkurë) do ‘luftojnë’ për trofeun e parë në këtë edicion.

Marketing

Dy skuadrat kanë arritur deri në finale të Ligës së Evropës, andaj do bëjnë çmos për të mbyllur këtë edicion me trofe.

Villarrealit do t’i konvenonte trofeu, ngase do ta lejonte të merrte pjesë në Ligën e Kampionëve sepse këtë edicion e mbylli në pozitën e shtatë.

Ndërkohë, United ‘lufton’ vetëm për trofe sepse e ka të siguruar pjesëmarrjen në garën me prestigjiozë në botë.

Ndeshja nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Miejski”.