Ukrainë/Bombardimet në centralet bërthamore, rrezik për sigurinë e energjisë atomike

Bombardimet ruse të mërkurën ndërprenë energjinë në 3 termocentrale bërthamore të Ukrainës.

Sipas “The Guardian” që citon presidentin e Agjencisë Bërthamore ukrainase Energoatom, Petro Kotin, “të gjithë mekanizmat e sigurisë funksionuan, por dy gjeneratorë u dëmtuan duke vonuar rifillimin e dy reaktorëve. Mbylljet e përsëritura të shkaktuara nga sulmet mund të kenë ndikim të rëndë në sigurinë e energjisë bërthamore dhe furnizimit me energji”.

Marketing

“Çdo përdorim i scram-it (fikja emergjente e një reaktori) mund të shkaktojë një aksident”, tha Oleh Korikov, kryeinspektori i sigurisë bërthamore, për Observer.