Ulen ndjeshëm rastet e COVID në Kosovë

Ka rënë numri i rasteve të reja më Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Marketing

Bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë se vetëm 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar vetëm 1 rast vdekjeje.

Në 24 orët e fundit janë injektuar 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës.