UNSHM vazhdon bojkotin, Hodai: Kërkesat të mos marrin kahje politike

Unioni I nxënësve të shkollave të mesme vazhdon me bojkotin mësimor, me çka kërkojnë ndryshime në konceptin e maturës shtetërore. Në vend të katër lëndëve ata kërkojnë nënshtrimin në dy lëndë në maturën shtetërore. Unioni I nxënësve të shkollave të mesme vazhdoi takimet me partite politike në Kuvend, me qëllim të arritjes së konsensusit nga të gjitha partite politike lidhur me këtë çështje. Andaj, kryetari I këtij unioni Blendi Hodai apeloi që kërkesat e maturantëve të mos marrin kahje politik.
“Këto kërkesa nuk I takojnë asnjë partie politike dhe duhet të ketë konsensus të plotë në parlament për këto kërkesa, sepse sot jemi në ditën e nëntë të bojkotit që zhvillohet në nivel nacional dhe kemi humbur nëntë ditë nga mësimi, për shkak se institucionet arsimore nuk janë të përgaditura për të pranuar kompromis në lidhje me kërkesat tona.”, tha Blendi Hodai, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.