Vazhdon përpunimi i votave, këto janë rezultate e para në Çair

KSHZ mëngjesin e sotëm ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku në komunën e Çairit deri më tani janë përpunuar votat e 61, nga gjithsej 86 vendvotime.

Marketing

Sipas rezultatit aktual, në Çair më tepër vota aktualisht ka kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, respektivisht 8.933 vota, ose 49.56 për qind.

I dyti renditet Bekim Sali nga ASH-AAA, me 36,89 për qind të votave, ose me 6.648 vota të fituara.

Kujtojmë, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në këtë komunë nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave, përkatësisht do të duhet të numërohen vota edhe nga 25 vendvotime.