Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare, do të kemi më shumë kryetar komunash se VMRO-ja

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në daljen e parë të tij para mediave pas zgjedhjeve, i pyetur nga gazetari i Alsatit nëse do të ketë zgjedhje të reja parlamentare nëse humbet zgjedhjet lokale, ai u përgjigj se kjo nuk është e mundur, sepse sipas tij, ata së bashku me aleatët do të fitojnë bindshëm në balotazh.

Marketing

Jam i bindur se do të kemi më shumë kryetar komunash se VMRO-DPMNE-ja, prandaj nuk kemi pse të shkojmë në zgjedhjet të parakohshme. Ne udhëheqim bindshëm në më shumë se 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Së bashku me aleatët e tjerë do arrijmë t’i fitojmë bindshëm edhe këto zgjedhje.