Vdes 27 vjeçarja e pickuar nga rriqrat

Ka ndërruar jetë një 27 vjeçare si pasoje e pickimit nga rriqra. Më 27 korrik laboratori i virologjisë ka vërtetuar shkakun e etheve hemorragjike Krime-Kongo tek pacientjae cila ishte e shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile. 27 vjeçarja nga fshati Kuçicë në Shtip, ka ndërruar jetë po atë ditë për shkak të përparimit të shpejtë të sëmundjes. . Një ekip nga departamenti i epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në bashkëpunim me një epidemiolog nga Sektori për Shëndet Publik në Shtip ka bërë një inspektim të menjëhershëm të fshatit, spitalit klinik të Shtipit dhe Kujdesit Mjekesorë Emergjent në Shtip. Për pacienten është bërë edhe anketa epidemiologjike, pas së cilës është konstatuar se ajo është pickuar nga rriqra e cila është nxjerrë në shtëpi, pas shfaqjes së simptomave. Disa ditë pas pickimit pacientja fillimisht është shtruar në spitalin e Shtipit dhe më pas është transferuar në Shkup ku ka ndërruar jetë. Meqenëse sëmundja transmetohet edhe përmes gjakut të personit të infektuar, janë kontrolluar të gjitha kontaktet në familje dhe janë klasifikuar sipas rrezikut.

Marketing