Vdes aktori Bert Belasco në moshën 38 vjeçare

Gjendet i vdekur aktori i njohur amerikan Bert Belasco.

Marketing

Bert Belasco, i njohur për rolin e tij në serinë BET “Let’s Stay together”, ka vdekur, shkruan Fox News.

Babai i Belasco, Bert Sr., i tha TMZ se djali i tij u gjet i vdekur të Dielën në një dhomë hoteli në Virxhinia, pasi stafi shkoi për ta kontrolluar. Aktori ishte në mes të karantinës për dy javë, sipas babait të tij, transmeton lajmi.net.

E dashura e tij thuhet se telefonoi hotelin kur nuk kishte dëgjuar nga Belasco për disa kohë.

BertSr., mendon se djali i tij vdiq nga një aneurizëm por po pret në autopsi për të njoftuar zyrtarisht shkakun.

Sipas stacionit të lajmeve, stafi i hotelit tha se ata morën një telefonatë për të kontrolluar Belasco kur familja nuk mund ta kontaktonin, raporti tha se kur arriti ambulanta e parë, ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Belasco gjithashtu kishte role në “I’m Dying Up Here”, “The Mick”, “Pitch”, “Key and Peele” dhe “Justified”, ndër të tjera./Lajmi.net/