Vdes ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel, ka vdekur dje në moshën 82-vjeçar.

Marketing

Kështu ka njoftuar, lideri i Partisë së Lirë Demokratike, Christian Lindner, shef i së cilës Kinkel ka qenë dikur.

Më kërkesën e tij, ceremonia do të jetë shumë private.Për shumë vite, ai ishte një nga bashkëpunëtoret më të ngushtë të ish-ministrit tjetër të Jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher.

Kinkel e mori postin në vitin 1992 dhe e mbajti për gjashtë vjet. Kinkel kishte studiuar për jurisprudencë dhe kishte filluar punë në Ministrinë e Brendshme pas diplomimit.

Në vitin 1979, ai ishte nëpunësi i parë civil për Shërbimin Sekret Federal (BND). Në vitin 1993, Kinkel u bë edhe zëvendëskancelar.