Vjenë, arrestohet shtetasi maqedonas që tentoi të vras nënën e tij

Në Vjenë është kapur shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i cili në vitin 2017 ka tentuar të vras nënën e tij duke gjuajtur me armë zjarri, pas çka ishte arratisur në Vjenë.

Marketing

Zyra austriake për hetime kriminale (BKA) ka arritur të kap 24-vjeçarin, shkruajnë mediumet maqedonase.

Sipas informacioneve, ai me vite ishte fshehur në Vjenë, ndërkaq kishte ikur prej Velesi. Ai është arrestuar deri sa po voziste makinën e tij, ku policia gjatë kontrollit kishte gjetur substanca narkotike.