VMRO-DPMNE konfirmon vendimet e Komitetit Qendror

Opozita ka kumtuar vendimet e marra në Komitetin Qendror të thirrur me urgjencë. Në mbledhjen e sontme ishte propozuar Kongresi i jashtëzakonshëm i partisë me qëllim verifikimin e besueshmërisë së kryetarit Hriatijan Mickoski, por ky propozim është hedhur poshtë me votim unanim.

Marketing

Komiteti Qendror njëzëshëm ka vendosur për shkarkimin e nënkryetarit të partisë Mitko Jançev dhe anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Kostadin Bogatinov.

Nga komitetet lokale, Komiteti Qendror ka kërkuar që të largohen edhe ish ministri i Shëndetësisë Nikolla Dimitrov dhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mihajllkov. Këtë të fundit partia e akuzon se ka bërë ujdi me kryeministrin Zoran Zaev dhe vëllaun e tij Vice Zaev për të siguruar votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.

Nga 8 deputetët që votuan për inicimin e ndryshimeve kushtetuese, VMRO-ja kërkon kthimin e mandatit pasi që veprimi i tyre bie në kundërshtim me përcaktimet partiake.

Injorimin që i bëri zyrtari amerikan Pallmer, VMRO-ja nuk e komentoi duke theksuar se ndaj njoftimit tij për të mos e takuar Mickoskin i janë përgjigjur me një shkresë të cilën nuk ë shpalosën për mediat.

Marketing