VMRO-DPMNE: Shilegov i ka borxh kompanive publike 10 mln euro

Këshilltarët e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së thanë se ishin të pakënaqur me raportet mbi punën e ndërmarrjeve publike të qytetit për vitin aktual. Akuzon madje kreun e qytetit të Shkupit se jo vetëm që nuk realizoi asnjë projekt apo investim të ri, por i futi ndërmarrjet publike në 10 milion euro borxhe.

Marketing

“Shilegov shpenzoi 4 buxhete të qytetit dhe nuk ka bërë asnjë projekt të vetëm. Nuk ka asnjë investim të ri në infrastrukturë. Ndërmarrjet e qytetit kanë miliona minuse. Vetëm JSP Shkup, ka një deficit në bilanc për gjashtë muajt e parë të vitit, prej gati 140 milionë denarë, NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi -40 milionë denarë dhe NP Higjiena Komunale -13 milionë denarë. Në total, Shilegov i vendosi këto tri kompani në minus për gati 200 milionë denarë. Me borxhet e vjetra dhe të reja në 4 vitet e fundit, borxhi i ndërmarrjeve të qytetit është 10 milionë euro”,- akuzojnë nga VMRO-DPMNE.