Xhaferi: Prezenca ime në Ukrainë tregon mbështetjen e vendit tonë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi nëpërmjet një konference ka sqaruar rreth vizitës së tij në Ukrainë duke theksuar se me prezencën e tij ka treguar mbështetjen e shtetit tonë ndaj tyre.

Marketing

“Normal që vizita dhe prezenca e imja atje nënkupton dhe mbështetje të institucioneve ndaj popullit të Ukrainës”, tha Xhaferi.

Xhaferi sqaroi se kanë vizituar disa vende të prekura nga lufta dhe kanë realizuar takime me institucionet dhe zyrtarë të Ukrainës, përfshirë edhe me Zelenskin.

Ndryshe, ky udhëtim u realizua me ftesë të kryetarit Rusllan Stefançuk, i cili udhëtim duhet të realizohej nga 21-25 prill por për shkak numrit të konsiderueshëm të delegacioneve në të njëjtën kohë me sugjerim të ambasadës u prolongua udhëtimi.