‘Zjarret’, Inspektorati me kontrolle të përforcuara

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më ashpër e dënon djegien e kallamishteve ose zjarrin në hapësirë të hapur që shkaktojnë zjarre, ndërsa njëherit dërgon apel se institucionet rregullisht i ndjekin të gjitha lokacionet në vend me qëllim që të parandalojnë zjarre të shkaktuara.

Marketing

Në kumtesë potencojnë se personat të cilët do t’i zëmë se si ndezin zjarr në hapësirë të hapur dhe të cilët shkaktojnë zjarre për shkak të djegies së kallamishteve, do të nënshtrohen në sanksione ligjore.

Njëherit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në vitin 2019, për zjarre të shkaktuara janë dorëzuar tetë padi penale për tetë vepra penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” kundër tetë autorëve.

Inspektorati shtetëror për bujqësi dhe inspektorati shtetëror për pylltari dhe gjueti kryen kontrolle të përhershme në terren me qëllim të parandalimit të zjarreve të shkaktuara nga djegia e kallamishteve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgon apel deri te qytetarët të kenë kujdes gjatë vizitave në vende të hapura ose gjatë aktiviteteve të punës në pyje dhe lokacione tjera.

Për shkak të rrezikut nga zjarret, veçanërisht paralajmërohet të mos digjen kallamishtet ose zjarr në hapësirë të hapur në vende të pasigurta, sipërfaqe tjera, të mos hidhen shishe, mbeturina dhe ambalazh tjetër e qelqit, të mos bëhet djegia e mbeturinave dhe materialit tjetër të djegur dhe të mos hidhet mbetje të cigareve në hapësirë të hapur.

Për shkak të paraqitjes së zjarreve pyjore nga data 29 e këtij muaji u vendos ndalesë për lëvizje në pyll dhe toka pyjore nga ora 00:00 deri në orën 24:00. Ndalesa do të zgjasë deri në shfuqizimin e tij.

Kjo ndalesë nuk vlen për të punësuarit në NP “Pyjet nacionale” dhe subjektet të cilat menaxhojnë me rajonet e mbrojtura nga të gjitha kategoritë (parqe nacionale, pyje, pyje me destinim special përmendore të natyrës dhe ngjashëm).

Për mosrespektimin e kësaj ndalese, personat fizik të cilët do të zihen duke qarkulluar në pyll dhe tokën pyjore, sipas nenit 106 Ligji për pyje do t’u caktohet gjobë prej 1.500 deri 2.000 euro në kundërvlerë të denarit.

Ndalesa nuk vlen për qarkullim në park pyllin Vodno, Gazi Babë, si dhe për organizim të turneve të turistëve, Parqet nacionale dhe rajonet e mbrojtura me destinim të veçantë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat do të lejohen nga subjektet adekuate të cilat ekonomizojnë/menaxhojnë me pyjet, në shoqërim të përfaqësuesit të të njëjtëve.

Njëkohësisht, i përkujtojmë qytetarët, përderisa vërejnë vende të dyshimta të caktuara në të cilat ka zjarr ose tym menjëherë t’i lajmërojnë shërbimet kompetente në institucionin më të afërt dhe të paraqiten në numrin e telefonit 195, si numër për thirrje urgjente të Qendrës për menaxhim me krizat.

Njëherit i inkurajojnë të gjithë qytetarët të paraqesin persona të cilët djegin kallamishte dhe zjarr në vend të hapur në stacionet më të afërta policore ose në numrin e telefonit 192.

Marketing