Zjarret në Lurë, dy avionë furnizohen me ujë në liqenin e Kukësit për ndërhyrjen nga ajri
Dy avionë janë parë këtë mëngjes duke fluturuar mbi liqenin e Kukësit.
Kjo në kuadër të operacionit për shuarjen e zjarreve në zonën e Lurës.
Avionët dyshohet se po kryejnë furnizimin me ujë nga liqeni, përpara se të vijojnë ndërhyrjen nga ajri në vatrat e zjarrit.
Operacioni ajror po zhvillohet për të ndihmuar forcat në terren në përballimin e flakëve në zonën e Lurës.
Burimi: botasot.info / Aktuale.mk
