Zjarret, VMRO-ja me kritika të ashpra ndaj pushtetit

VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzon pushtetin se nuk po ndërmerr masa për parandalim dhe shuarjen e zjarreve. Deputeti Vllatko Gjorçev tha se kompetentët duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga zjarret. Sipas tij, deri në këtë situatë ka ardhur pasi që shkaktarët e zjarrit mendojnë se mund t’i ikin përgjegjësisë.

Marketing

“Zotëri Zaev, është koha për dorëheqje dhe shkarkime. Vetëm në muajin mars, si asnjëherë më parë, kemi mbi 500 zjarre në të gjithë Maqedoninë. Vendi ka marr flakë, pasojat janë milionëshe dhe të mëdha ndërsa askush nuk mbanë përgjegjësi.

Zotëri Zaev, kjo është dëshmi për paaftësinë tuaj dhe
paaftësinë e ministrave tuaj dhe kryetarëve të komunave. Kemi ardhur në një situatë ku nuk funksionon shteti. Andaj ata që ndezin zjarre ndihen të fortë dhe mburren dhe mendojnë se mund të vënë zjarr pa pasur asnjë pasojë”, tha Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Marketing